-
Udhëtoni komodë me shërbimin e makinave me qira Avis dhe Visa
Hapni horizonte të reja duke udhëtuar komodë me kartat Visa Premium
Një fllad i ngrohtë në bregun e Siçilisë apo peisazhe shkëmbore me dëborë diku pranë Alpeve, rrugica të ngushta e të qeta Evropiane apo qytete të mëdha plot gjallëri të Azisë — me kartat Visa dhe shërbimin e marrjes me qira të makinave Avis, çdo udhëtim i juaji do të jetë i mbushur me ndjesi dhe ngjyra të reja.
Kur planifikoni udhëtimin tuaj, përfitoni nga marrja me qira e makinave Avis dhe shijoni kushtet e veçanta për mbajtësit e kartave Visa premium, 20% zbritje me kartat Visa Gold dhe Visa Platinum, dhe 35% zbritje me kartat Visa Signature dhe Visa Infinite.
Për të përfituar nga kjo ofertë, ju lutem ndiqni link-un e posaçëm të dhënë dhe vendosni të gjitha kërkesat tuaja për marrjen me qira të makinave në anën e djathtë të faqes. Më pas, zgjidhni kategorinë e kartës suaj, dhe zbritja do të aplikohet automatikisht. Rezervimit duhet të kryhet 24 orë përpara.
- Oferta nuk mund të kombinohet me promocione dhe oferta të tjera në faqen e internetit të Avis.
- Zbritja nuk aplikohet për tarifat e veçanta, tarifat e ndërmjetësve, furgonave, parkimet speciale (p.sh., Prestige, Select) dhe makinat e marra me qira me drejtues mjeti.
- Të gjitha zbritjet janë të disponueshme në të gjithë botën dhe mund të ndryshojnë në varësi të disponueshmërisë së makinës dhe periudhës së vitit.
- Zbritjet preferenciale aplikohen vetëm për rezidentët e Evropës, Afrikës, Lindjes së Mesme dhe rajonit të Oqeanit Paqësor të Azisë, që marrin me qira makina në të gjithë botën.
- Niveli i zbritjeve mund të ndryshojë nga vendi në vend.
- Zbritjet aplikohen në momentin e rezervimit dhe përfshijnë periudhën e qirasë, distancën dhe siguracionin për periudhën e qirasë. Zbritja nuk aplikohet për produkte të tjera të ngjashme të blera në checkout.
- Oferta nuk mund të përdoret bashkë me zbritje të tjera, promocione dhe oferta.
- Ju lutem, sigurohuni që keni zgjedhur kategorinë e saktë të kartës suaj Visa kur bëni rezervimin për të garantuar aplikimin e saktë të zbritjes. Ju duhet të paraqisni kartën tuaj Visa kur të merrni në dorëzim makinën me qira.
- Avis pranon kartat e kreditit Visa, dhe në disa vende, kartat e debitit Visa. Avis nuk pranon kartat Visa Electron ose kartat me parapagesë edhe nëse kanë logon e Visas.
- Të gjitha zbritjet janë të specifikuara duke përfshirë tarifat shtesë të detyrueshme për të gjithë periudhën e qirasë.
- Rezervimit duhet të kryhet 24 orë përpara.
- Oferta është e vlefshme për të gjitha grupet e makinave në varësi të disponueshmërisë në momentin e rezervimit.
- Mund të aplikohen kufizime për ofertën në vende të caktuara dhe gjatë periudhave të caktuara kohore.
- Çmimet mund të ndryshojnë në varësi të sezonit në vendin ku po rezervoni makinën.
- Oferta është e vlefshme vetëm kur rezervoni përmes link-ut të posaçëm ose kur regjistroheni në programin Avis Preferred, ku numri juaj AWD do të shtohet në profilin tuaj që të keni mundësi të përfitoni nga kanalet e tjera të rezervimit pasi të hyni në profilin tuaj.
- Nëse ndonjë numër tjetër AWD shënohet në rezervimin e qirasë ose në profilin tuaj Avis Preferred, ju nuk do të merrni privilegjet që lidhen me partneritetin Avis dhe Visa.
- Termat dhe kushtet standarde të Avis do të zbatohen.
- Vizitoni faqen e internetit të Avis për termat dhe kushtet e plota: https://one.avisworld.com/en_GB/Avis-Visa/Termsandconditions?open&CID=pcasgen-20220124-visasg-001
Oferta është e vlefshme për mbajtësit e kartave Visa Gold, Visa Platinum, Visa Signature dhe Visa Infinite.
Oferta është e vlefshme deri më 31 Dhjetor, 2024.
*Termat ose kushtet e ofertës mund të ndryshohen nga organizatori i promocionit pa njoftim të mëtejshëm.