• Paguaj me kartelat Visa nga ky moment me Google Pay™

    Shpejt. Thjesht. Sigurt.

Informacioni bazë

Paguaj me kartelat Visa dhe Google Pay™

Google Pay™ është një metodë e shpejtë dhe e thjeshtë për të paguar me kartelën tënde Visa, qoftë në dyqane apo online.

Për të aktivizuar shërbimin Google Pay™ me një kartelë Visa, ti duhet të:

  • Hapësh Google Play Store në telefonin tend
  • Gjej dhe shkarko programin Google Wallet™ 
  • Caktoje kartelën tënde Visa si zgjedhja jote e parë e pagesës në programin Google Wallet™*

Për mbajtësit e kartelave Visa, Google Pay™ është aktualisht i disponueshëm për bankat më poshtë: NLB Bank.

*Telefoni duhet të ketë të instaluar sistem operativ Android (Lollipop 5.0 ose më vonë) dhe të suportojë teknologjinë NFC.


Si përdoret shërbimi

Shpejt. Thjesht. Sigurt.

Smartphone in hands

Aktivizo programin ose vizito website-n

Pasi të shkarkosh programin Google Wallet™, hape dhe zgjidh të regjistrosh një kartë debiti ose krediti.

Shto kartelën tënde Visa

Shkrep një foto të kartelës tënde me programin Google Pay™ ose plotëso informacionin personal dhe atë të kartës. Konfirmo identitetin tënd duke plotësuar kodin që do të marrësh me SMS.

Kryej një blerje

Sapo të kesh caktuar kartelën tënde Visa si zgjedhja jote e parë në Google Wallet™, ti je gati për të bërë blerje! Paguaj më shpejt dhe më sigurt online dhe në dyqane. Thjesht afroje telefonin në POS për të kryer pagesën. Kartela do të shfaqet në ekran dhe më pas do të marrësh konfirmimin për një transaksion të suksesshëm.


Siguri, përfitime dhe mbrojtje

stack of credit cards

Paguaj shpejt, thjesht dhe sigurt

Me Google Pay™ ti tani mund të paguash shpejt, thjesht dhe sigurt nga telefoni, pa kontakt ose online.

woman in clothes shop using mobile

Ji i qetë

Pagesat dhe të dhënat e tua janë të mbrojtura në disa nivele:

  • Nëse telefoni yt humbet apo vidhet, ti mund ta kyçësh dhe të fshish të dhënat e tua duke përdorur opsionin Find My Device
  • Ti mund të afrosh telefonin dy herë në POS, por sistemi nuk do të lejojë pagesa të dyfishta
hands holding mobile

Kartela Visa kudo me ty

Kur ti aktivizon Google Pay™ me kartelën tënde Visa, të kryesh pagesa është e thjeshtë. Kartela jote Visa qëndron në formë digjitale në telefonin, smart watch-in apo tabletin tënd. 

Kjo të mundëson të paguash në dyqan dhe online duke përdorur pajisjet që ti mban me vete dhe kuletën mund ta lësh në shtëpi.


Banka që suportojnë Google Pay™

Shërbimi Google Pay™ është mundësuar në Kosovë për të gjithë mbajtësit e kartelave Visa të lëshuara nga NLB Banka.

NLB Bank logo

Pyetje dhe përgjigje 

Përgjigje për pyetje që bëhen shpesh

Android, Google Pay and the Google logo are trademarks of Google LLC.