Qasje falas në mbi 1200 hapësira të pritjes të klasës së biznesit në aeroportet anembanë botës me kartat Visa Premium
Përfitoni qasje pa pagesë në hapësirat e pritjes të klasës së biznesit DragonPass në aeroportet anembanë botës me premium kartat Visa Platinum, Visa Signature, dhe Visa Infinite, si dhe Visa Platinum Business dhe Visa Signature Business. Duke filluar data 1 tetor 2024, qasja në hapësirat e pritjes do të mundësohet në mënyrë digjitale, duke e gjeneruar kodin QR përmes aplikacionit Visa Airport Companion apo kanalit Visa Concierge Chat Bot.
Numri i qasjeve pa pagesë përgjatë një viti
Visa Platinum
x2
Visa Signature
x4
Visa Infinite
x6
Visa Platinum Business
x2
Visa Signature Business
x6
Numri i qasjeve pa pagesë mund të jetë më i lartë nëse banka juaj e ofron këtë opsion. Ju lutemi t’a kontaktoni bankën për ta parë nëse keni të drejtë në numër të shtuar të qasjes në hapësirat e pritjes të klasës së biznesit DragonPass.
Me kartat Visa Premium, çdo udhëtim shndërrohet një eksperiencë me rehati të standardeve më të larta. Përcillni hapat e thjeshtë për të përfituar nga qasja e papenguar në hapësirat e pritjes të klasës së biznesit në aeroport.
Si të aktivizoni shërbimin
Aplikacioni Visa Airport Companion ju ofron qasje të privilegjuar në hapësirat e pritjes luksoze të aeroportit, mundësuar në partneritet me DragonPass.
Me instalimin e aplikacionit Visa Airport Companion, përdoruesit duhet ta regjistrojnë kartën e tyre Visa Premium në aplikacion, që të kenë qasje të privilegjuar në hapësirat e pritjes të klasës së biznesit të aeroportit në përputhje me llojin e kartës së tyre. Aplikacioni gjithashtu u’a lejon përdoruesve t’i shohin lokacionet e të gjitha hapësirave të pritjes në aeroportet anembanë botës, ta kontrollojnë numrin mbetur të vizitave pa pagesë përgjatë vitit dhe të kenë qasje në dhënat shtesë rreth qasjes në hapësirat e pritjes të klasës së biznesit.
Mund ta shkarkoni aplikacionin Visa Airport Companion duke klikuar në butonin e mëposhtëm, varësisht nga modeli i telefonit tuaj:
Pas hapjes së aplikacionit Visa Airport Companion, mbajtësit e kartave duhet:
- T’i regjistrojnë kartat e tyre kualifikuese Visa Premium në aplikacion që të kenë qasje të privilegjuar në hapësirat e pritjes të klasës së biznesit të aeroportit.
- Të gjejnë dhe të zgjedhin hapësirën e pritjes specifike që duan të vizitojnë dhe ta shtypin butonin "Walk-in".
- Të aktivizojnë opsionin "Membership" për të gjeneruar kodin QR, që ju mundëson qasjen në hapësirën zgjedhur të pritjes.
Si ta përdorni aplikacionin Visa Airport Companion
1. Shkarkoni aplikacionin: Aplikacioni Visa Airport Companion (VAC) gjendet në App Store për pajisjet iPhone dhe në Google Play Store për pajisjet Android. Pasi ta keni shkarkuar dhe hapur aplikacionin, do të ju paraqiten opsionet e regjistrimit apo të kyçjes (log in).
2. Regjistrimi: Në fillim, aplikacioni do t’ju njoftojë me procesin e regjistrimit. Gjatë regjistrimit, duhet t’i vendosni detajet e kartës tuaj Visa, përfshirë numrin kartës, afatin e skadimit, kodin CVV dhe shtetin e lëshimit. Aplikacioni do ta kryejë verifikimin e autenticitetit me lëshuesin e kartës për ta verifikuar statusin e kartës, pa pagesë shtesë për përdoruesin*. Nëse verifikimi dështon, mbajtësi i kartës do ta pranojë një mesazh që njofton për gabimin dhe do të duhet ta kontaktojë bankën lëshuese. Nëse karta nuk i përmbush kërkesat e kualifikimit, mbajtësi i kartës gjithashtu do të njoftohet për gabimin përmes një mesazhi përkatës.
Nëse verifikimi kryhet me sukses, në kuadër të procesit të konfigurimit të profilit, mbajtësi i kartës do t’i vendosë detajet personale, përfshirë emrin dhe mbiemrin (që duhet të përputhen me pasaportën) dhe informatat e kontaktit. Vërejtje: Nëse emri i vendosur në aplikacionin VAC nuk përputhet me emrin në pasaportë, nuk do të mundësohet qasja në hapësirën e pritjes.
Një kod 6-shifror do të dërgohet më pastaj në e-mail adresën apo në numrin e telefonit të mbajtësit të kartës për verifikim. Pas verifikimit të suksesshëm, mbajtësi i kartës do ta krijojë një fjalëkalim dhe mund ta zgjedhë edhe opsionin e qasjes biometrike apo qasjes offline (pa internet).
Vërejtje: Herën e parë kur e konfiguroni qasjen offline, ju duhet të keni qasje në internet. Pas aktivizimit, qasja offline ua lejon përdoruesve t’i shohin të dhënat e tyre të anëtarësimit pa qasje në internet nga rrjeti i telefonisë mobile apo në internet Wi-Fi. Nëse mundësia offline nuk është aktivizuar në telefonin e përdoruesit dhe qasja në internet nuk është në dispozicion, mbajtësi i kartës nuk do të mund të hyjë në hapësirën e pritjes.
*Nuk vlen për përdoruesit që regjistrohen përmes kanalit Visa Chat Bot.
3. Kyçja (login): Nëse veçse keni llogari të regjistruar, ju mund të kyçeni përmes e-mail adresës tuaj dhe fjalëkalimit apo përmes qasjes biometrike (nëse e keni aktivizuar më parë). Nëse keni probleme me kyçjen, mbajtësi i kartës mund të zgjedhë butonin e ndihmës apo ta resetojë fjalëkalimin.
Vërejtje: Llogaria e mbajtësit të kartës do të bllokohet për 30 minuta pas pesë tentimeve të pasuksesshme të kyçjes. Verifikimi i autenticitetit multi-faktorësh është i nevojshëm në kyçjen e parë, nga një pajisje e re, kur e resetoni fjalëkalimin, apo kur e shtoni një anëtarësi të re. Nëse dëshiron, mbajtësi i kartës mund ta zgjedhë verifikimin e autenticitetit multi-faktorësh në çdo kyçje.
4. Faqja kryesore: Pas kyçjes, do të shfaqet një faqe e personalizuar e mirëseardhjes, ku mbajtësi i kartës do të mund t’i shoh privilegjet në dispozicion (p.sh. numrin e qasjeve pa pagesë në vit), termat dhe kushtet e zbatueshme dhe linqet për ta parë listën e hapësirave të pritjes dhe aeroporteve në dispozicion. Mbajtësit e kartave mund t’i shohin edhe lajmërimet përbrenda aplikacionit, të theksuara me një pikë të kuqe në faqen kryesore.
5. Qasja offline (pa internet): Nëse qasja offline është e aktivizuar, aplikacioni do ta shfaqë një lajmërim në faqen kryesore. Në këtë rast, mbajtësi i kartës ende do të ketë qasje në kodin QR të anëtarësisë edhe pa qasje në internet nga rrjeti i telefonisë mobile apo në internet Wi-Fi.
6. Qasja në lounge: Për t’i kërkuar lounge-t në dispozicion dhe për të pasur qasje në to, mbajtësi i kartës duhet të klikojë në opsionin “Explore Lounges”. Pas zgjedhjes së aeroportit dhe hapësirës së pritjes të dëshiruar, do të shfaqet një kartë digjitale e anëtarësisë (p.sh. kodi QR), të cilën mbajtësi i kartës duhet ta skanojë apo tregojë në hyrjen e hapësirës së pritjes të zgjedhur. Mbajtësi i kartës gjithashtu mund të qaset në kartën e anëtarësisë (kodi QR) në seksionin “Membership” në aplikacion.
7. Anëtarësia digjitale: Mbajtësi i kartës mund t’i gjejë detajet rreth anëtarësisë, si privilegjet në dispozicion (p.sh. numrin e qasjeve pa pagesë në hapësirën e pritjes në vit), kartën digjitale të anëtarësisë (kodi QR), pyetjet e shpeshta dhe informata të tjera duke e zgjedhur opsionin “Membership” në fund të ekranit. Mbajtësi i kartës mund të shtojë Visa karta kualifikuese shtesë nën opsionin “Membership”, që më pas të mund ta ndërrojë me lehtësi kartën të cilën e përdor për qasje në hapësirën e pritjes , pa pasur nevojë të kyçet përsëri në aplikacion. Nëse ka skaduar afati i Visa kartës së mbajtësit të kartës, privilegjet e tyre do të bllokohen derisa t’i përditsojnë detajet e kartës së tyre.
8. Alarmet dhe njoftimet e aplikacionit: Ekzistojnë katër llojet të alarmeve, të shënuara me ngjyrë:
- Të kuqe: Alarm kritik që ka nevojë për vëmendje të menjëhershme
- Të verdhë: Me rëndësi por jo urgjente
- Të gjelbër: Njofton lajme të mira, sukses apo konfirmim
- Të artë: Informata jo-urgjente
- Të artë: Informata jo-urgjente
9. Rregullat e përdorimit: Politikat e përdorimit të drejtë nuk e lejojnë më shumë se një qasje në të njëjtën kohë. Specifikisht, mbajtësve të kartave Visa nuk u lejohet ta përdorin më shumë se një qasje brenda një periudhe tre-orëshe.Mbajtësit e kartave , të cilëve bankat lëshuese u’a kanë agktivizuar programin e qasjes së pakufizuar në hapësirat e pritjes mund t’i përdorin deri në tre (3) qasje çdo 24 orë (aty ku programi lejon, qasja në hapësirën e pritjes përfshin qasjen për mysafir, pa kufizim të numrit të vizitave me mysafir). Më së miri është ta pyesni lëshuesin e kartës rreth kushteve të sakta të përdorimit dhe çfarëdo tarife përkatëse.
10. Llogaria dhe siguria: Në faqen “Account”, mbajtësi i kartës mund ta ndërrojë konfigurimin e gjuhës, të shohë përmbledhjen e vizitave të mëhershme, t’u qaset kushteve dhe pyetjeve të shpeshta, të kontaktojë stafin mbështetës, të përditësojë numrin e telefonit dhe shumë të tjera. Vëmendje: Nëse mbajtësi i kartës dëshiron ta ndryshojë cilindo detaj personal, duhet ta kontaktojë mbështetjen për klientë.
Nëse kartëmbajtësi dëshiron ta ndryshojë cilindo detaj personal, duhet ta kontaktojë përkrahjen për klientë.
Pyetje të Shpeshta
-
-
Duke filluar data 1 tetor 2024, aplikacioni Visa Airport Companion (VAC) do t’u ofrojë qasje në hapësira të pritjes të aeroporteve mbajtësve të kartave vijuese:
- Visa Platinum
- Visa Platinum Business
- Visa Signature
- Visa Signature Business
- Visa Infinite
-
-
Regjistrimi është një proces i thjeshtë, duke i përcjellë këta hapa:
Hapi 1: Përdoruesit e kartave Visa kualifikuese duhet ta shkarkojnë aplikacionin Visa Airport Companion (VAC) falas nga App Store apo Google Play Store.
Hapi 2: Pas shkarkimit të aplikacionit, zgjedhni opsionin “Registration” dhe vendosni të dhënat e domosdoshme, përfshirë:
- Detajet e Visa kartës kualifikuese:
- Numri i kartës
- Data e skadimit
- Kodi CVV
- Shteti i lëshimit
- Emri i plotë, e-mail adresa dhe numri i telefonit mobil
- Pajtimin me termat dhe kushtet, politikat e privacisë dhe kushtet e përdorimit
Hapi 3: Një kod 6-shifror do të ju dërgohet në numrin e telefonit mobil apo në e-mail adresën e shënuar për verifikim.
Hapi 4: Pas verifikimit të suksesshëm, mbajtësi i kartës mund ta krijojë një fjalëkalim dhe do të drejtohet në faqen kryesore të aplikacionit, ku do të kenë qasje të menjëhershme në privilegjet e tyre.
- Detajet e Visa kartës kualifikuese:
-
-
Po, mbajtësi i kartës duhet t’i vendosë detajet e Visa kartës së tyre për t’u regjistruar. Nëse mbajtësit të kartës i lëshohet një kartë e re (p.sh. zëvendësim për kartë të humbur/vjedhur ose në rast të skadimit të afatit), atyre do t’u kërkohet t’i rivendosin detajet e kartës.
-
-
Po, mbajtësit e kartës mund ta ndryshojnë e-mail adresën ose numrin e telefonit mobil përbrenda aplikacionit VAC. Për ta ndryshuar numrin e tyre të telefonit mobil, ata duhet ta zgjedhin ikonën e lapsit ose opsionin "edit" në profilin e tyre përbrenda aplikacionit. Për ta ndryshuar e-mail adresën, mbajtësit e kartës duhet ta kontaktojnë përkrahjen për klientë, që do ta verifikojë identitetin e tyre përmes kontrolleve për qëllime të përgjithshme (GPA). Pas konfirmimit të identitetit të mbajtësit të kartës, agjenti i shërbimit për klientë mund ta përditsojë e-mail adresën e lidhur me profilin e tyre.
-
-
Nëse mbajtësi i kartës nuk është në gjendje ta verifikojë e-mail adresën apo numrin e telefonit mobil gjatë procesit të regjistrimit, ata e kanë opsionin ta kapërcejnë këtë hap duke e zgjedhur opsionin “Ask me later”. Megjithatë, gjatë tentimit të ardhshëm të kyçjes në aplikacion, atyre do t’u kërkohet ta verifikojnë numrin e telefonit të tyre mobil apo e-mail adresën e tyre që të mund ta vazhdojnë procesin e kyçjes në llogari.
-
-
Po, nëse mbajtësi i kartës e ka më shumë se një Visa kartë kualifikuese, ata mund t’i shtojnë apo regjistrojnë këto karta shtesë në VAC llogarinë e tyre ekzistuese në aplikacion. Ata vetëm duhet ta shtypin butonin “Add New Membership” në faqen “Membership”, ku mund t’i shohin të gjitha anëtarësitë e tyre dhe ta zgjedhin opsionin “Switch Membership”.
-
-
Në seksionin “Explore” të aplikacionit, ju mund t’i kërkoni gjuhët në dispozicion duke e zgjedhur aeroportin dhe shtetin e dëshiruar. Faqja kryesore gjithashtu e përfshin një mënyrë të shpejtë të listës së hapësirave të pritjes.
-
-
Po, mund ta merrni një person nga fluturimi i njëjtë me vete, nëse banka jua ka mundësuar këtë opsion, kështu që, më së miri është ta konfirmoni këtë me bankën që e ka lëshuar kartën. Nëse karta juaj nuk e përfshin vizitën pa pagesë të mysafirëve apo veç e keni shpenzuar numrin e vizitave të lejuara brenda këtij shërbimi, ju mund të merrni mysafirë me vete për 32$ për person. Pagesa do të zbatohet direkt në Visa kartën tuaj të regjistruar.
-
-
Nëse nuk ka vende të lira brenda lounge-it, qasja nuk mund të ju garantohet. Mund ta përdorni aplikacionin VAC për parë nëse ka lounge të tjera në dispozicion në aeroportin e njëjtë.
-
-
Politikat e përdorimit të drejtë e kufizojnë qasjen në vetëm një vizitë të hapësirës së pritjes në të njëjtën kohë. Specifikisht, mbajtësit e kartës Visa nuk mund t’i qasen më shumë se një hapësire të pritjes brenda një periudhe 3-orëshe.
Mbajtësit e kartave, të cilëve bankat lëshuese ua kanë aktivizuar programin e qasjes së pakufizuar në hapësirat e pritjes mund t’i përdorin deri në 3 qasje në hapësirën e pritjes çdo 24 orë (aty ku programi lejon, qasja në hapësirën e pritjes përfshin qasjen për mysafir, pa kufizim të numrit të vizitave me mysafir). Për kushtet e sakta të përdorimit dhe çfarëdo tarife përkatëse, më së miri është të pyesni bankën lëshuese.
-
-
Përfitimet nga kartat mund të dallojnë. Për kartat e lëshuara nga bankat jashtë rajoni CEMEA, duhet ta kontaktoni lëshuesin e kartës për ta konfirmuar nëse karta kualifikohet për këtë privilegj.
-
-
Mund ta shikoni sektorit “How it works” në zonën “Membership” të aplikacionit tuaj për ta parë se çfarë përfshihet në anëtarësinë tuaj. Ky opsion gjendet edhe në faqen kryesore të aplikacionit dhe përbrenda sektorin “Membership”. Ju lutemi ta keni parasysh që privilegjet mund të dallojnë varësisht nga lloji i kartës, kështu që përdorimi i aplikacionit është mënyra më e mirë të informoheni saktë.
-
-
Që nga data 1 tetor 2024, anëtarësia juaj në Priority Pass apo Lounge Key nuk do të vlejë më. Për të hyrë në hapësirën e pritjes, ju duhet të regjistroheni me aplikacionin VAC.
-
-
Ju mund t’i shihni detajet e anëtarësisë përmes sektorit “Membership” të aplikacionit, që gjendet në meny. Të dhënat rreth numrit të vizitave të mbetura në hapësira të pritjes shfaqet edhe në faqen kryesore të aplikacionit edhe përbrenda sektorin “Membership”.
-
-
Tregoni stafit të hapësirës së pritjes kodin QR të anëtarësisë. Nëse privilegjet janë në dispozicion, ato do të zbatohen automatikisht. Nëse nuk ka privilegje të mbetura, pagesa prej 32$ do të zbatohet në Visa kartën tuaj të regjistruar. Ju mund ta gjeni kodin tuaj QR të anëtarësimit duke klikuar në opsionin “Membership” në faqen kryesore të aplikacionit.
-
-
VAC është një eksperiencë tërësisht digjitale e bazuar në aplikacionin mobil. Ju mund të hyni në hapësirën e pritjes vetëm duke e treguar kodin tuaj QR të anëtarësisë nga aplikacioni mobil.
-
-
Po, nëse mbajtësi i kartës e ka aktivizuar qasjen offline (pa internet) në aplikacionin VAC, ata do të mund t’i shohin detajet e tyre të anëtarësisë edhe pa qasje në Wi-Fi apo internet përmes telefonisë mobile. Nëse modaliteti offline nuk është i aktivizuar, mbajtësi i kartës nuk do të mund t’i qaset hapësirës së pritjes.
Vërejtje: Herën e parë kur e konfiguroni qasjen offline, ju duhet të keni qasje në internet. Mbajtësit e kartave mund ta aktivizojnë modalitetin offline duke e zgjedhur opsionin “Security” në faqen e llogarisë. Pas aktivizimit të qasjes offline, mbajtësit e kartave do të mund t’i qasen anëtarësisë përmes të dhënave biometrike, pa nevojë për qasje në internet nga Wi-Fi apo rrjeti i telefonisë mobile.
-
-
Nëse përjetoni vështirësi me regjistrimin, ju lutemi kontaktoni përkrahjen për klientë përmes sektorit “Help” në faqen e regjistrimit. Nëse keni vështirësi të kyçeni në aplikacioni, sektorin opsionin “Forgot password”. Nëse ende nuk mund të kyçeni, duhet ta kontaktoni përkrahjen për klientë përmes linkut në sektorit “Help” të ekranit të kyçjes.
-
-
Qasja në hapësirën e pritjes është në dispozicion vetëm në lokacionet dhe aeroportet që janë pjesë e rrjetit DragonPass. Në seksionin “Explore” të aplikacionit, mbajtësit e kartës mund t’i shfletojnë hapësirat e pritjes në dispozicion duke zgjedhur aeroportin e dëshiruar. Një mënyrë e shpejtë e listës së hapësirave të pritjes gjithashtu gjendet në faqen kryesore. Të gjithë mbajtësve të kartave ua rekomandojmë që gjithmonë ta konsultojnë listën më të re të hapësirave të pritjes në dispozicion në aplikacionin VAC.