Cilat kartela Visa ofrojnë shërbime sigurimi?
Visa Platinum
- Fluturimi i humbur
- Fluturimi i humbur në tranzit
- Mbrojtja e klientit
- Anullimi i fluturimit
- Bagazhet e vonuara
Visa Signature
- Fluturimi i humbur
- Fluturimi i humbur në tranzit
- Mbrojtja e klientit
- Anullimi i fluturimit
- Bagazhet e vonuara
- Kostot për shërbimet shëndetësore, përfshirë rastet e COVID-19
- Riatdhesimi
- Anullim i udhëtimit në rast të COVID-19
- Anullim ose shkurtim i udhëtimit
- Shtrimi në spital
- Sigurim kasko për makinën e marrë me qira
- Sporte
- Gjërat dhe paratë personale
- Kostot për shërbimet shëndetësore emergjente në atë vend
Visa Infinite
- Fluturimi i humbur
- Fluturimi i humbur në tranzit
- Mbrojtja e klientit
- Anullimi i fluturimit
- Bagazhet e vonuara
- Kostot për shërbimet shëndetësore, përfshirë rastet e COVID-19
- Riatdhesimi
- Anullimi i udhëtimit në rast të COVID-19
- Anullimi ose shkurtimi udhëtimit
- Shtrimi në spital
- Sigurim kasko për makinën e marrë me qira
- Sporte
- Gjërat dhe paratë personale
- Kostot për shërbimet shëndetësore emergjente në atë vend
Visa Platinum Business
- Anullimi i fluturimit
- Bagazhet e vonuara
- Kostot për shërbimet shëndetësore, përfshirë rastet e COVID-19
- Riatdhesimi
- Gjërat dhe paratë personale
- Dokumentet
Kur fillon mbulimi i sigurimeve?
Mbulimi juaj i sigurimit do të fillojë automatikisht nëse, para udhëtimit:
- keni blerë bileta kthyese me njërën nga kartelat tuaja Visa premium (Visa Platinium, Visa Signature, Visa Infinite, Visa Platinium Business)
- keni rezervuar dhe paguar akomodimin me njërën nga kartelat tuaja Visa premium (Visa Platinium, Visa Signature, Visa Infinite, Visa Platinium Business)
- keni paguar edhe për bileta dhe për akomodim me njërën nga kartelat tuaja Visa premium
Në shtetin me vendbanim të përhershëm, mbulimi juaj i sigurimit do të fillojë automatikisht nëse, para udhëtimit:
- rezervoni akomodim për të paktën 2 netë duke përdorur njërën nga kartelat tuaja VISA premium, në një destinacion që është më shumë se 100 km larg nga vendi juaj.
SHËNIM: Për tu siguruar që mbulimi juaj i sigurimit do të fillojë, duhet të paguani transportin dhe/ose akomodimin me një nga kartelat tuaja Visa premium (në këtë rast, emri i kartelës suaj duhet të përputhet me emrin në biletat tuaja dhe/ose rezervimin e akomodimit).
Çfarë është sigurimi për COVID-19?
Nëse infektoheni, duhet ta njoftoni kompaninë e sigurimeve. Në atë rast, ju do ti paguani shërbimet shëndetësore me shpenzimet tuaja, dhe më pas, pasi të ktheheni në vendbanimin tuaj të përhershëm, do të aplikoni për rimbursim. Ky rast i sigurimit do të konsiderohet, si një rast i zakonshëm shëndetësor.
Nëse keni planifikuar dhe keni paguar paraprakisht për udhëtimin tuaj, ose keni rënë dakord të paguani, por papritmas jeni sëmurë me COVID-19, udhëtimi juaj anullohet dhe mjeku ju vendos në karantinë të detyrueshme, ju mund të aplikoni
për mbulimin e sigurimit, për anullimin e udhëtimit. Paraqitini dokumentet zyrtare shëndetësore shoqërisë së sigurimeve, që konfirmojnë diagnozën tuaj në mënyrë që të siguroheni, që kërkesa juaj do të merret parasysh.
PËRFITIMET E SIGURIMIT
- Sigurim për të gjithë familjen. Nëse udhëtoni me familjen Tuaj, edhe ata do të jenë të siguruar (bashkëshorti/ja dhe fëmijët).
- Sigurimi juaj është i vlefshëm në vendin e qëndrimit të përhershëm dhe jashtë vendit.
- Sigurim për mbi 50 sporte.
- Sigurimi me Purchase protection nga dëmtimi ose vjedhja.
- Limit i lartë i sigurimit. Shuma maksimale, që mund të merrni kur ndodh një rast i siguruar është 2.5 milion dollarë amerikanë, me kartën Tuaj Visa Infinite dhe 750,000 dollarë amerikanë për kartelat Visa Signature dhe Visa Platinum Business.
RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE KUSHTET E SIGURIMIT
Para udhëtimit, mos harroni të plotësoni një vërtetim sigurimi, sepse në kontrollin doganor mund t'ju kërkohet ta paraqisni atë.
Kohëzgjatja: 90 ditë para udhëtimit, por jo më shumë se 183 ditë në vit. Nëse udhëtimi zgjat më shumë se 90 ditë, do të konsiderohet plotësisht i pasiguruar.
Mbulimi juaj i sigurimit fillon dhe mbaron, gjatë hyrjes dhe daljes në shtetin Tuaj të banimit të përhershëm.
Çfarë duhet të bëni nëse ndodh një rast i siguruar mjekësor?
1) Së pari, duhet të raportoni incidentin:
A) në shërbim Visa përmes çdo kanali komunikimi:
B) ose telefononi në numrin e telefonit ndërkombëtar SOS në: +380444993975 / +74959376453 / +442087628373
C) përmes postës elektronike në: [email protected]
2) Renditni të dhënat që shoqëria e sigurimeve do ti përdorë për t'ju identifikuar si klient:
- Mbiemri, patronimi, emri.
- 9 shifrat e para të kartelës suaj
- Numri i kontaktit financiar dhe lokal
3) Në kthim, shoqëria e sigurimeve do ta regjistrojë ankesën dhe do t'ia përcjellë mjekut kujdestar.
4) Mjeku do t'ju kontaktojë dhe do t'ju japë rekomandime se çfarë të bëni, dhe në cilën klinikë të shkoni.
5) Ndërkohë, shoqëria e sigurimeve do të kontaktojë klinikën për të mbajtur situatën nën kontroll.
6) Për kompensim, mbani të gjitha faturat fiskale, biletat dhe dokumentet e tjera që konfirmojnë aksidentin.
Shënim:
Mbajtësit e kartelave i paguajnë kostot me shpenzimet e tyre, ndërsa shoqëria e sigurimeve mund t'i rimbursojë ato vetëm pasi të shqyrtojë kërkesën për rimbursim. Shërbimi i sigurimit nuk mbulon kostot e shërbimeve shëndetësore të bëra nga mbajtësi i kartelës pas kthimit në vendin e banimit të përhershëm.
Pyetje dhe përgjigje
-
CHUBB është shoqëria më e madhe e sigurimit të pronave dhe përgjegjësive. Shoqëria operon në treg për më shumë se 15 vite.
Me zyra përfaqësuese në 54 vende, CHUBB ofron:
- Sigurimin e pronës
- Sigurimin e përgjegjësisë, për personat juridikë dhe fizikë
- Sigurimin personal nga aksidentet
- Sigurimin shëndetësor
- Risigurimin
- Sigurimin e jetës për grupe të ndryshme klientësh
Selia gjendet në Varen, Nju Xhersi, SHBA.
-
Ju mund të aplikoni për kompensim nëse udhëtimi juaj anulohet ose shkurtohet paraprakisht për shkak të:
- Sëmundjes, dëmtimit ose vdekjes së papritur të mbajtësit të kartelës, ose të familjarit të tij/saj të afërt;
- Karantina e detyrueshme për personin e infektuar (ndonjë karantinë personale, sesa situata në vend);
- Ndërlikimet e shtatzënisë me pasojë (nëse nuk kanë ndodhur para caktimit të udhëtimit).
Në këtë rast, shoqëria e sigurimeve do të rimbursojë vetëm shpenzimet e pakthyeshme të udhëtimit.
Çfarë NUK mbulohet nga sigurimi:
- Rimbursimi i taksave, tarifave dhe tatimeve të aeroportit
- Anullimi i udhëtimit për shkak të një sëmundjeje që tashmë ekziston
- Shpenzimet e udhëtimit kur përdorni milje, bonuse, pikë, etj.
- Anullimi i udhëtimit për shkak të pasaportës së humbur ose të pavlefshme, ose vizës.
-
Kushtet për marrjen e kompensimit për fluturimet që vonohen janë:
- Fluturimi juaj vonon 4 orë ose më shumë.
- Ju jeni regjistruar për fluturim.
- Keni një dokument zyrtar, nga kompania ajrore, që konfirmon vonesën e fluturimit.
-
Kushtet për marrjen e kompensimit për bagazhet e vonuara janë:
- Bagazhi juaj vonon 4 orë, ose më shumë.
- Keni një dokument zyrtar, nga kompania ajorore, që konfirmon vonesën e bagazhit.
Çfarë NUK është mbuluar:
- Humbje si rezultat i vonesës, konfiskimit ose ndalimit nga doganat ose autoritetet e tjera.
- Kushtet për bagazhet tuaja, që transportohen si ngarkesë ose sipas listës së ngarkesës.
-
Kushtet për marrjen e kompensimit për një fluturim të humbur janë:
Vonesa e nisjes për faktin se
- makina që drejtoni është prishur, ose keni pasur një aksident
- transporti publik që po përdorni nuk mbërriti sipas planit
Ju duhet patjetër të dorëzoni:
- Vërtetim i të gjitha kostove shtesë, që i ka bartur mbajtësi i kartelës
- Letër zyrtare për vetë vonesën e transportit publik
- Konfirmimi i aksidentit
Duhet të planifikoni një kohë të arsyeshme për të arritur në destinacionin tuaj në kohë.
-
Kushtet për të marrë kompensim, për fluturimin e humbur gjatë tranzitit:
- Ke humbur fluturimin tjetër të konfirmuar në pikën e lidhjes.
- Ju duhet ti dorëzoni dokumentet kompanisë ajrore, që konfirmojnë ngritjen ose mbërritjen e shtyrë të fluturimit të parë.
- Ju duhet të bëni çdo përpjekje për të kapur fluturimin tjetër; duhet të arrini (të paktën) 2 orë para orës së caktuar të mbërritjes së fluturimit.
-
- udhëtoni kundër këshillës së mjekut tuaj
- udhëtoni për trajtim/konsultim shëndetësor
- keni simptoma të padiagnostifikuara, që kërkojnë trajtim/ekzaminim të mëtejshëm.
- kur rezervoni udhëtimin tuaj, jeni të vetëdijshëm për ndonjë arsye pse udhëtimi mund të anullohet, ose të shkurtohet.
- nëse qëllimi kryesor i udhëtimit Tuaj janë ngjarjet sportive dhe ju udhëtoni si një sportist.
- nëse partneri, ose fëmija udhëton pa mbajtësin e kartelës
-
Nëse qëllimi kryesor i udhëtimit tuaj nuk janë ngjarjet sportive, mund të jeni i siguruar nëse:
- përdorni të gjitha pajisjet e rekomanduara/të nevojshme për sigurinë Tuaj
- i respektoni të gjitha kërkesat dhe rregullat e sigurisë të propozuara nga organizatorët
- mjeku nuk ju ka ndaluar të merrni pjesë në një sport të caktuar
- nuk garoni për shpejtësinë dhe kohën
-
Për të marrë një kartelë Visa Platinum, Visa Signature, Visa Infinite dhe Visa Platinum Business që të keni automatikisht sigurim, ju lutemi kontrolloni listën e bankave tona partnere.
Mësoni më shumë rreth shërbimit të sigurimit dhe përfitimeve të tjera të kartelave Visa premium nga agjenti i bisedimeve për Visa.
Duke u lidhur me agjentin e bisedimeve në Telegram/Viber, ju merrni një ndihmës virtual që Ju mundëson
- ta kontaktoni shërbimin konsierzh për të zgjidhur çështjet e përditshme shpejt dhe lehtë
- për të marrë informacion mbi ofertat speciale për kartelat premium
Shoqëria e sigurimeve: "ÇAB INSHURANS SAUT AFRIKA LIMITED" ( CHUBB INSURANCE SOUTH AFRICA LIMITED ), REPUBLIKA E AFRIKËS SË JUGUT. Ofruesi i Autorizuar i Shërbimeve Financiare (nr. FSP: 27176). Nr. I regjistrimit 1973/008933/06 të 12 qershorit 2007.